Real fitoi në goleadë me Betis, por gëzimi i fitores duket se është eklipsuar nga dëmtimi i brazilianit Marcelo.
Në minutën e 28-të të ndeshjes mbrojtësi i majtë është rrëzuar në tokë, për shkak të një dhimbje që ka ndjerë në këmbën e djathtë, teksa luftonte për një top në fundore të fushës. Stafi mjekësor nuk ka kërkuar të rrezikojë asnjë sekondë dhe e ka thirrur në pankinë, duke i bërë vend të riut Theo.
Marcelo, që shfaqi një formë të shkëlqyer në ndeshjen e parë me PSG në Ligën e Kampioneve, rrezikon të jenë të fushë ne ndeshjen e kthimit, që do të luhet javën e ardhshme në Paris. Futbollisti ka qenë në kompleksin stërvitor në Valdebebas mëngjesin e së hënës, por duke punuar me fizioterapistët.
Futbollisti shprehet optimist për të qenë në ndeshjen e kthimit në Paris, ndërkohë që të martën priten përgjigjet e rezonancës manjetike, e cila do të përcaktojë edhe shkallën e dëmtimit.
Top Channel