Në fakt sot ka mjaft mënyra që mund të na ndihmojnë për të përmirësuar efektet e dietës për të humbur peshë me mjaft lehtësi.
Sigurisht nuk bëhet fjalë për kura “mrekullibërëse”, dhe disa receta mund të rezultojnë të dobishme për të aktivizuar metabolizmin.
Lëngjet me pak kalori janë të shumta dhe një prej tyre për të rënë në peshë është dhe ajo me ananas dhe selino. Kombinimi i vetive të tyre mund tju japin një pije të shëndetshme dhe të lehtë, që të ndihmon si një aleat për të rënë në peshë me lehtësinë më të madhe.
Këta përbërës kanë veti pastrues dhe energjitikqë ndikojnë në përmirësimin e aktivitetit të metabolizmit për të djegur kalori në mënyrën më të mirë.
Si ta përgatisni dhe ta konsumoni?
Lëngu me bazë ananasi dhe selino mund të konsumohet si pjesë e një diete detoksifikuese për organizmin. Vetitë favorizojnë eleminimin e toksinave dhe rregullojnë procesin tretës për të mbajtur trupin të lehtë.
Përbërësit
3 feta ananas
2 degë selino
1 gotë ujë, 200 ml
Lëngu i gjysmë limoni
Përgatitja
Prisni fetët e ananasit në kube, dhe degën e selinosë në copëza më të vogla. Vendosini në frulator me një gotë ujë, derisa të bëhet një masë homogjene. Pijeni menjëherë me lëngun e gjysmëlimoni.
Mënyra e konsumimit
Nëse objektivi juaj është detoksifikimi, pijeni këtë pije për rreth tre javë.
Ndërsa për një efekt dobësues, merreni tre herë në javë në mes të mëngjesit, ose pasdite.
Top Channel