Skiatori kosovar, Albin Tahiri kishte pretendime modeste për paraqitjen e tij në Lojërat Olimpike Dimërore, që po zhvillohen këtë muaj, por edhe pse vendi i 56 ishte larg pritshmërive, sërish ai e konsideron sukses.
Sportisti i Kosovës doli i 56-ti nga 110 garues, duke ndalur kronometrin në 2 minuta, 37 sekonda e 47 të qindtat.
“Mendoj se bëra një punë të mirë, sidomos në lëshimin e dytë. Në të parin bëra disa gabime, të cilat i përmirësova në lëshimin e dytë. Në fund jam i kënaqur me vendin e 56, është rezultat i mirë. Për 2-3 ditë do të kem një tjetër garë të tillë të slalomit, e nëse bëj një garë të tillë si sot do të jem i kënaqur”, tha Albin Tahiri.
Gara e fundit për Albin Tahirin në Lojërat Olimpike Dimërore, që po zhvillohen në Korenë e Jugut, do të jetë më 22 shkurt. Në këtë disiplinë, medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher.
Top Channel