Zbulohen projektet, kështu do të jenë shkollat e reja në Tiranë

17/02/2018 12:35

Në Tiranë, siç është bërë e ditur dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndërtohen 17 shkolla të reja dhe së fundmi janë zbuluar dhe projektet e tyre.

Ndërtimi i tyre do të nisë që këtë vit për të qenë gati në vitin e ri shkollë 2019. Ato do të kenë strukturë moderne, krejt ndryshe nga shkollat aktuale, me një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptimin për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit.

Ndërkaq, shkollat 9-vjeçare do të kenë edhe kopësht të integruar brenda tyre.

Përveçse do të zgjidhin për herë të parë problemin 27-vjeçar të mësimit me dy turne, siç edhe u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj në zgjedhjet e 2015-ës, shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, që do mund të shfrytëzohen edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe komuniteti rreth saj, për aktivitete të ndryshme social-kulturore, duke i dhënë asaj një dimension tjetër.

Ndërtimi i tyre është përcaktuar në çdo njësi administrative të Tiranës, aty ku edhe nevoja është më e madhe, në bazë të dendësisë së popullsisë. Shkollat janë planifikuar të kenë të gjitha ambientet e nevojshme akademike (klasat mësimore, duke përfshirë laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës etj), palestër me ambientet ndihmëse të saj, hapësirat administrative, hapësirat shoqërore, etj.

Për të përballuar ndryshimet klimaterike, godinat do të pajisen me sisteme të ngrohjes qendrore. Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe sistemimit të mjediseve të jashtme, me terrene sportive, gjelbërim dhe ndriçim të jashtëm.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA