Lojërat Dimërore, të tjerë fitues medaljesh në event

17/02/2018 13:52

Austria fitoi medalje të artë në garën e Super G në Skitë Alpine në Lojërat Olimpike Dimërore. Ishte pikërisht Mattias Mayer, ai që triumfoi në këtë garë me kohën 1 minutë 24 sekonda e 44 të qintat duke lënë në vendin e dytë me medalje të argjendtë zviceranin Feuz, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi norvegjezi Jansrud.

Në disiplinën e Cross Country Skiing, medalja e artë i shkoi Dario Colognas nga Zvicra me 33 minuta 43 sekonda e 9 të dhjetat. Në vendin e dytë duke fituar edhe medaljen e argjendtë u rendit norvegjezi Krueger, ndërsa i treti doli Spitsov, sportist rus që garon nën flamurin Olimpik.

Gara më spektakolare ishte ajo në Ski freestyle në ajër për femra. Në këtë disiplinë, medalja e artë i shkoi bjelloruses Hana Huskova që në fund të garimit grumbulloi 96.14 pikë duke lënë pas saj dy sportistet kineze Xin Zhang dhe Fanyu Kong që fituan medaljen e argjendte dhe të Bronztë.

Në garën e Skeletonit për meshkuj, triumfi festa ishte e tifozëve koreanojugorë, pasi medaljen e artë e fitoi bashkëkombësi i tyre Yun Sungbin. I dyti me medaljen e argjendtë doli Tregubov, ndërsa në vendin e tretë u poizicionua britaniku Dom Parsons.

Në garën e 5000 m të patinazhit të Shpejtësisë për femra, holandezja Visser fitoi medaljen e artë me 6 minuta 50 sekonda e 23 të qintat duke lënë pas ceken Sablikova, ndërsa në vendin e tretë u rendit Natalia Voronina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA