25/12 18:55
Një helikopter, me zyrtarë të lartë që po u vinin në ndihmë zonës së përfshirë nga tërmeti një ditë më parë, është rrëzuar duke shkaktuar të paktën 14 viktima, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.
Zyrtarët raportojnë se helikopteri ushtarak ka rënë mbi disa furgonë që po evakuonin disa të persona nga zona që u godit më parë nga tërmeti.
14 persona- 9 gra, 4 burra dhe 2 fëmijë, kanë humbur jetën nga rrëzimin, tha Zyra e Prokurorit të Oaxaca.
Ministri i brendshëm i Meksikës dhe guvernatori i shtetit jug-perëndimor Oaxaca ishin në bord të helikopterit, por nuk kanë lëndime serioze për jetën.
Dëshmitarët thonë se ka qenë tepër errësirë kur helikopteri i është afruar tokës dhe është përplasur me furgonët.
Top Channel