Arrestohen të tjerë “skifterë”, vidhnin shtëpi e dyqane në Durrës

17/02/2018 13:46

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me atë të Tiranës kanë mundur të godasin një grup kriminalq që kryente vjedhje në banesa dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

Ervis Berisha 35 vjeç, nga Tirana, Fatjon Loca 30 vjeç, nga Tirana, janë arrestuar nga komisariati i policisë nr. 3 të kryeqytetit. Ndërkohë që procedim penal në gjendje të lirë ka nisur për një 30-vjeçare nga Tirana, A. S.

Në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, lagja Nr.13, Golemit, Kavajës dhe Përmetit. Të paktën në katër vjedhje të dokumentuara aktualisht ata vidhnin orendi shtëpiake kryesisht.

Ndërkaq, Loci dyshohet edhe për tre vjedhje të tjera ku ka marrë televizor plazma në zona të ndryshme të Durrësit. Si dhe në Përmet Loci ka vjedhur në një hotel 170 mijë lekë dhe 350 euro.

Nga kontrolli i banesave atyre u është sekuestruar mjeti me të cilin kryenin vjedhjet dhe disa nga orenditë e vjedhura, leva, kaçavida, çelësa, litarë. Ndërkohë 30-vjeçarja A. S, akuzohet për moskallëzim krimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA