Pasi FBI paditi 13 shtetas rusë nën akuzën e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale amerikane, presidenti Donald Trump u mbrojt se fushata e tij nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Prokurori Special, Robert Mueller përmendi gjithashtu 3 kompani ruse në aktakuzën që konsiderohet një zhvillim tepër i rëndësishëm në hetimet për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e 2016-s.

Mes tyre është agjencia e kërkimeve në internet me bazë në Shën Perterburg që siç thuhet, ka pasur qëllimin strategjik për të nxitur mosmarrëveshje në sistemin politik amerikan, përfshirë zgjedhjet presidenciale.

Përmes një postimi në “Tëitter” mbrëmjen e së premtes, kreu i Shtëpisë së Bardhë përseriti se nuk kishte pasur bashkëpunim mes ekipit të fushatës së tij dhe Rusisë. Në aktakuzën prej 37 faqesh thuhet se shtetasit rusë kishin vizituar SHBA duke u hequr si shtetas amerikan dhe kishin hapur llogari financiare në emër të tyre.

Ata kanë monituaruar në mënyrë sistematike suksesin e postimeve në internet. Sipas padisë personat e akuzuar ishin angazhuar kryesisht për të percjellë informacione poshtëruese për kandidaten demokrate për presidencën Hillary Clinton, e për të denigruar kandidatë të tjerë si Ted Cruz dhe Marco Rubio dhe për të mbështetur Bernie Sanders dhe Donald trump.

Nuk ka vonuar reagimi i Rusisë, e cila përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se ishte absurde qe 13 vete te kishin vepruar kundër shëbrimeve miliarda dollarëshe të sigurisë amerikane. Mes personave të akuzuar është Yevgeny Prigozhin, i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA