Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër, banorët protestë në rrugën nacionale

16/02/2018 22:45

Banorë të pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” kanë protestuar në aksin nacional përballë Gjirokastrës për mosmarrjen e masave që prek 21 familje të cenuara prej rrëshqitjes së dheut në këtë pallat.

Banorët thonë se premtimet që morën për largimin e dheut dhe lagështisë si dhe garancinë për jetët e tyre rezultojnë të pambajtura.

Bashkia e Gjirokastrës ka dëmshpërblyer minimalisht familjet prekura duke përdorur fondin e emergjencës, ndërsa ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në të gjithë bashkinë me argumentin se situata e krijuar i tejkalon mundësitë për tu përballuar me fonde lokale.

Punimet për largimin e masivit të dheut që u mbështet mbi pallatin 8 katësh janë ndërprerë, ndërsa pritet një tjetër vlerësim teknik për situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA