Përfitimet e karbonit aktiv në shëndet

16/02/2018 10:50

Karboni aktiv është një produkt me origjinë bimore i cili ka mikropore në sipërfaqes që shërbejnë si filtër për të tërhequr përbërësit e tjerë, përgjithësisht organik, të pranishëm në gaze apo lëngje.

Ngrohet në temperatura të larta ku redukton përmasat e këtyre poreve e më pas bëhet pluhur i zi e përdoret për qëllime mjekësore.

Prej vitesh konsiderohet si një antidot natyral, duke favorizuar procesin e detoksifikimit të organizmit duke thithur substancat kimike të dëmshme, mbetjet metalike dhe toksinat e pranishme në qarkullimin e gjakut. Përveç kësaj ai ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Disa këshilla se për çfarë dhe si duhet të përdoret.

Lufton inflamacionin dhe gazrat e zorrëve
Karboni thith grimcat që pengojnë procesin e tretjes dhe parandalon fillimin e reaksioneve inflamatore. Konsumoni 500 mg karbon aktiv gjysmë ore para se të konsumoni ushqime që shkaktojnë inflamacione dhe për të lehtësuar përthithjen pini 1-2 gota ujë.

Ndihmon në detoksifikimin e aparatit tretës
Ndoshta nuk e dinë të gjithë por aparatin jonë tretës është i ekspozuar ndaj një doze mjaft domethënëse të toksinave që vijnë nga pesticidet e ushqimeve, substancat kimike të pranishme në ujë, myk etj,

Këto grimca mblidhen në aparatin tretës, dhe me kalimin e kohës bëhen arsye për fillimine simptomave që dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm.

Konsumoni 10 gr karbon aktiv, 90 minuta para vakteve për të favorizuar detoksifikimin e aparatit tretës. Ky trajtim bëhet për dy ditë, shoqëruar me një konsum të madh të frutave dhe perimeve bio.

Ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe veshkave
Mëlçia dhe veshkat ndihmojnë në filtrimin e mbeturinave në gjak për të parandaluar që ato të arrijnë në qelizat e shëndetshme të organizmit. Por kur këto dy organe mbingarkohen funksioni i tyre i pastrimit dobësohet dhe mund të dëmtohen.

Karboni aktiv përthith me lehtësi të gjitha mbetjet, duke stimuluar funksionimin e mëlçisë dhe veshkave, si dhe duke ndihmuar në pastrimin natyral.

Në këtë rast, duhet gjysmë luge të vogël karbon pluhur në një gotë ujë, dhe mundësisht ta pini 3 herë në ditë.

Lufton infeksionet bakteriale dhe virozat
Konsumi i moderuar i karbonit aktiv forcon funksionimin e sistemit imunitar, si dhe përmirëson përgjigjen e agjentëve patogjenë si bakteret dhe viruset.

Për më tepër, duke u bashkuar me toksinat, ndihmon më mbajtjen e një niveli të përshtatshëm antitrupash.

Në rastet e infeksionit respirator apo urinar, konsumoni 500 mg karbon aktiv me dy gota ujë.

Kujdes, gjithmonë duhet të pini ujë, pasi rrezikoni dehidratimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA