Rruga e Kombit bëhet problematike sa herë ka mot të keq. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në mot me shi, nuk është vështirësia e vetme që hasin drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty.

Në kohë me reshje dëbore, problemet janë më të mëdha. Në disa zona, kjo rrugë përfshihet nga reshjet e borës dhe nga akulli. Mjafton pak dëborë që në pjesën më malore të Milot-Morinë të ndodhin aksidente.

Ndërsa në pjesën kosovare të rrugës së Kombit, pastrimi nga dëbora bëhet shumë më shpejt, duke mos shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve dhe aksident nga akulli dhe bora.

Problemet nuk i vënë re vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe përfaqësuesit e Autoritetit të Rrugëve.

“Natyrisht duhet të jenë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimri por edhe kontraktorët duhet të jenë në krye të detyrës në zbatim të kontratave që kanë lidhur me Autoritetin Rrugor…”, thotë Spartak Tarka, drejtor i Standardeve në ARRSH.

Rruga e Kombit, është aksi i vetëm që siguron komunikimin e Shqipërisë me Kosovën, e më gjerë, veçanërisht për ekonominë dhe në këtë rrugë numri i kamioneve që transportojnë mallra është në rritje, në çdo stinë të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA