Pas “shuplakës otomane” të Erdogan, qetësohen “gjakrat” SHBA-Turqi

16/02/2018 12:44

Ofensiva turke kundër kurdëve në veri të Sirisë rrezikon që ta vendosë atë përballë me Shtetet e Bashkuara.

Përveç bombardimeve nga ajri, SHBA ka në këtë zonë edhe disa trupa tokësore, që u janë bashkuar njësive kurde në luftën kundër ISIS-t.

E për të shmangur ndonjë incident të pakendshëm, dy vendet anëtare të NATO-s thonë se kanë rënë dakord për t’u koordinuar me njëra-tjetrën për operacionet në terren, por edhe për të çtensionuar marrëdhëniet diplomatike.

Molla e sherrit është qyteti Manbij. Ky qytet u mor nga kurdët e Njësive për Mbrojtjen e Popullit, një grup aleat i hershëm i SHBA në luftën kundër ISIS-t, por që Ankaraja i konsideron terroristë.

Javën e kaluar, një gjeneral amerikan paralajmëroi Turqinë se trupat e tij do të reagonin në mënyrë agresive ndaj çdolloj sulmi ushtarak turk në Manbij.

Si kundërpërgjigje, Recep Taip Erdogan kërcënoi SHBA me “shuplakën otomane”, një referencë historike për një “sulm vdekjeprurës dhe të rrufeshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA