Makina përplaset me kolonën e betonit, ndërron jetë 20-vjeçari

16/02/2018 10:16
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar ka humbur jetë tragjikisht teksa mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Mollas, ku A. Xh., nga fshati Shtëpanjë, duke drejtuar mjetin me targë AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni të një muri rrethues.

Si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA