Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur “persona non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar për gazetën amerikane “Wall Street Journal”.
Ai mohon akuzat për korrupsion, duke thënë nuk ishte hetuar asnjëherë nga autoritetet shqiptare. Sipas Llallës, vendimi për të ndaluar hyrjen e tij dhe të familjes në SHBA është produkt i një grindje me ambasadorin amerikan në Tirane, Donald Lu.
“Jam i sigurt se ky është një vendim i marrë për shkak të keqinformimit që i ka bërë për mua ambasadori Lu, Departamentit të Shtetit”, pohon Llalla.
Ish-zyrtari i lartë pretendon se vizat e tij dhe të gruas ishin anuluar vitin e kaluar pasi bashkëshortja kishte udhëtuar në Shtetet e Bashkuara me pasaportë diplomatike për shkak të problemeve shëndetësore. Në atë kohë ajo ishte shtatzënë”, thotë Llalla, dhe gruaja e tij lindi ndërsa ishte në SHBA.
Ish-kryeprokurori tregon për “Ëall Street Journal” se i ishte thënë më vonë nga ambasadori Lu se zyrtarët nuk mund të përdorin viza diplomatike për udhëtime private.
Ai shton se nuk e di çfarë provash ka SHBA lidhur me akuzat për korrupsion, por “fajëson ambasadorin amerikan mbi çështjen. Ai i ka keqinformuar vazhdimisht ata. Më ka fyer mua, familjen time, e gjithashtu të gjithë trupën e gjykatësve dhe prokurorëve duke na trajtuar si kriminel, e duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, vijon më tej Llalla për median prestigjioze.
Media amerikane citon gjithashtu një zëdhënëse të Departamentit të Shtetit, e cila tha të premten në një email se kishin informacione të besueshme se ish-kryeprokuroi ishte i përfshirë në akte të konsiderueshme korruptive gjatë kohës kur mbante postin. Ajo refuzoi të jepte komente të tjera.
Top Channel