Kinë, shfaqje “raciste” për Vitin e Ri Hënor

16/02/2018 12:07

Një skeç i shfaqjes më të madhe televizive kineze për Vitin e Ri Hënor shkaktoi mjaft kritika dhe akuza për racizëm.

Në numrin ku trajtoheshin me humor raportet mes Kinës dhe afrikanëve, një aktore kineze u shfaq me fytyrën e lyer me të zezë dhe të ndenjura të ekzagjeruara. Por, praktika e fytyrës së zezë, kur dikush i një race tjetër lyen fytyrën e tij, konsiderohet si raciste nga shumë njerëz.

Shfaqja e përvitshme gala për Vitin e Ri kinez është shumë popullore dhe shihet nga 800 milionë njerëz, duke u konsideruar si shfaqja më e shikuar në planet. Disa vëzhgues thanë se skeçi humoristik nuk ishte ofendim për askënd, por me mijëra njerëz shprehën në mediet sociale revoltimin e tyre për atë që panë.

Pjesa kontradiktore e shfaqjes nisi me kërcimtarë afrikanë me kostume fisnore dhe u pasua nga skeçi famëkeq. Në të, një grua e re afrikane i kërkon një burri kinez, që të shtirej si bashkëshorti i saj para nënës.

Gruaja e re është një aktore afrikane, por nëna e saj është një aktore aziatike e mbuluar me ngjyrë të zezë dhe me një kostum, nën të cilin duket sikur ka të ndenjura të mëdha, një tjetër stereotip racor për njerëzit me ngjyrë dhe që konsiderohet racist.

Qëllimi i skeçit ishte t’i bënte njerëzit të qeshnin dhe ata në sallë reaguan mirë, por duket se miliona të tjerë nga shtëpitë, në Kinë, por edhe në botë, nuk e vlerësuan aspak dhe akuzuan organizatorët për racizëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA