
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Specialistët e Interpol kanë kryer ekstradimin e Alban Beshirit, 36-vjeçarit nga Vlora që ka kanosur një gjyqtare.
Beshiri u ekstradua nga Londra, pasi është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të “kanosjes së gjyqtarit”.
Ngjarja ka ndodhur në 18 korrik të 2014, kur Beshiri gjykohej për akuzën e dhunës në familje. Ai ka kërcënuar gjyqtaren O. Ç, e cila kishte në shqyrtim dosjen e tij, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Top Channel