Kërcënimet ndaj inspektorëve të UEFA-s, reagon Skënderbeu

16/02/2018 19:15

Me një deklaratë zyrtare, klubi i Skënderbeu ka reaguar ndaj lajmit të publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, për akuza se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit, duke i mohuar kategorikisht ato.

Deklarata e plotë

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nëse ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.

Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.
Faleminderit për mirëkuptimin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA