
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas kosovar në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me pesë vite për shitje të lëndëve narkotike.
Adrian Mali, 52 vjeç, u ekstradua nga Gjermania dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi gjykata e Tiranës e ka dënuar me pesë vite burg.
“Shtetasi Adrian Mali u ekstradua nga Gjermania dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” . Neni 283/1 i Kodit Penal”, njofton policia e Shtetit.
Top Channel