Kur duhen edhe pak më shumë se 4 muaj nga starti i finaleve të Botërorit të Brazilit, trajneri Tite e ka zbardhur që tani skuadrën me të cilin do të udhëtojë drejt Rusisë.
Në një intervistë për UOL Esporte, trajneri i përfaqësueses braziliane ka zbuluar pjesën më të madhe të futbollistëve që ai do të grumbullojë, më saktë ai ka të sigurt 15 emra prej tyre.
Të cilët janë: Alisson, Daniel Alves, Thiago Silva, Marquinos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Fernandinho, Renato Augusto, Willian, Paulinho, Coutinho, Neymar, Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino.
Brazili shihet si një prej skuadrave favorite për finalet e Botërorit që starton në ditët e para të qershorit, si skuadra që arriti e para kualifikimin nga Amerika Jugore. Nën drejtimin e trajnerit Tite, Brazili kërkon të ndryshojë imazhin e shëmtuar që krijoi 4 vjet më parë, kur u poshtërua nga Gjermania.
Top Channel