Vrasja e biznesmenit Memli Begalla mbrëmjen e së mërkurës, përveç natyrës së atentatit tipik mafioz me pagesë, nuk ka asnjë të dhënë tjetër konkrete mbi motivet e saj.

Burime pranë policisë së kryeqytetit shprehen se nga ekzekutimi i biznesmenit nuk ka mbetur pas thuajse asnjë provë në vendin e ngjarjes, që mund të çojë në identifikimin e autorit, apo autorëve.

Këta të fundit mendohet se janë larguar në këmbë nga vendngjarja, pasi vendi ku u ekzekutua biznesmeni nuk të krijon mundësi për t’u larguar me automjet.

Gjithashtu, fakti që trupi i të ndjerit u zbulua nga kalimtarë të rastit tregon se në momentin e vrasjes nuk ka patur dëshmitarë okularë, ndërsa arma e përdorur mendohet të ketë patur silenciator, pasi nuk janë dëgjuar krisma.

Këto fakte nuk lënë dyshime se vrasja mund të jetë kryer nga perosna të paguar dhe të mirëtrajnuar, ndërsa sa u takon motiveve, policia për momentin ka vetëm dyshime, sipas të cilëve biznesmeni Begalla njihej si person me probleme në aktivitetin e tij për shkak të borxheve që krijonte dhe dyshimeve për mashtrim.

Por çuditërisht ndaj tij nuk ka asnjë denoncim. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje po filtron dhjetra imazhe filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe ka nisur verifikimin e dhjetra mjeteve dhe personave që shfaqen duke lëvizur pranë vendngjarjes në orarin kur ka ndodhur atentati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA