
“Vështirësitë ishin të shumta…”/ Suksesi në vendlindje! Një familje e tërë e përkushtuar me vreshta në luginën e Drinos
22/02 19:54
Një 23-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë drejtuesin e furgonit me të cilin udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” në fshatin Bujan, ku Fatlind Vidrica, sipas policisë, duke udhëtuar se bashku me A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.
I dëmtuari A.B., 24 vjeç, nga Dojani, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, që dyshohet se është përdorur nga autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”.
Top Channel