
Disa muaj pasi u “zhduk” nga rrjetet sociale, Kylie Jenner publikoi disa javë më parë një video ku rrëfente se vajza e saj, Stormi, kishte ardhur në jetë.
Pas lindjes së vajzës Kylie Jenner është fotografuar nga paparacët gjatë shëtitjeve të saj, por postime në rrjetet e saj sociale ajo nuk kishte bërë.
Dhe duket se pritjes së fansave për të parë Kylie Jenner aktive në rrjetet sociale i erdhi fundi.
Bukuroshja zgjodhi ditën e Shën Valentinit për të publikuar një foto të saj, pa praninë e partnerit, ku shfaqet shumë në formë.
E veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të zezë dhe çizme me taka, Kyliee Jenner u ka uruar fansave të saj Shën Valentin të lumtur.
Top Channel