Siç ndodh rëndom në Kuvend, edhe këtë të enjte Kryeministri Edi Rama u përball me paraardhësin e tij, Sali Berisha.
Këtë herë, që të dy shpërthyen në akuza dhe kundërakuza që nga Teatri Kombëtar, e deri tek ligji për arsimin e lartë dhe universitetet.
“Ne Teatrin Kombëtar do ta ndërtojmë dhe ti nuk do të shkosh Sali, se ti je vetë regjisor, vetë aktor e spektator në teatrin tënd dixhital. Teatri i ri nuk do të jetë as nën kullë, e as mbi kullë, se po kërkojmë një mundësi të re, por do të jetë më moderni në rajon”, iu përgjigj Rama akuzave të opozitës dhe dyshimeve të shprehura edhe nga të artistët se Teatri Kombëtar po shembet për të ndërtuar një kullë.
Po nga foltorja i ktheu përgjigje Sali Berisha.
“Tek Teatri Kombëtar ti ke parashikuar kullën 45-katëshe”, tha ai.
Ndërsa, duke iu referuar takimit me pedagogët të Kryeministrit dhe gjuhës së përdorur prej tij atje…
“Me gjuhën e urrejtjes u je drejtuar këto ditë universiteteve. Fole më gjuhën e Shullazit dhe ofendove elitën e kombit”, tha Berisha.
Top Channel