Incidenti në Zverrnec, reagojnë deputetët Bido dhe Braçe, kërkojnë t’i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë Një ditë pasi foli para pedagogëve të Universitetit të Tiranës për prerje kokash, Edi Rama sqaroi se nuk ishte ai që i kërkonte ato në tepsi. Përballjen me Kryeministrin e mori përsipër Sali Berisha.
Edi Rama: Prerjen e kokave e kërkon dekanati, dekanët. Janë katër dekanë me në krye Dhori Kulen duke kërkuar shkarkimin e Rektorit të Universitetit.
Sali Berisha: Një sulm frontal kundër elitës së kombit. Është një replikë e kohërave më të zeza të këtij vendi, beteja me arsimin e vendit.
Edi Rama: Unë dëgjova, as më shumë e as më pak, por zotërinë e tij, Dhori Kule, anëtar aktiv i PD, që të thoshte shumë më tepër se ç’thashë unë.
Sali Berisha: Shkoi dje dhe foli me gjuhën e Shullazit. Janë tenderat që duhet të bëjë universiteti dhe tani me Mynyr Konin nuk bëjnë dot pazaret.
Godina e Teatrit Kombëtar ishte një tjetër temë që përplasi Ramën me opozitën. Kryeministri tha se kishte hequr dorë nga projekti i tij i hershëm i teatrit nën një kullë.
Edi Rama: Jeni njësoj si ata aktorët që zihen për muret, ndërkohë që fatkeqësia e tyre është që nuk ka role.
Edmond Spaho: Keni dashur qëkur ishit ministër Kulture të ndërtonit një teatër me kullë dhe ndoshta tek kullat të varnit ato që janë thënë. Vetëm Kryeministri i asaj kohe, që sot e ke ministër në qeveri dha urdhër që projekti juaj nuk do të zbatohej.
Edi Rama: Ashtu ishte Shqipëria në atë kohë dhe ashtu mund të bëhej, por sot jo! Sot jemi në një tjetër situatë dhe tjetër mundësi.
Sali Berisha: Qëndrimi yt ndaj Teatrit Kombëtar është bingoja që fute aty kur ishe ministër.
Edi Rama: Ne teatrin e ri do ta ndërtojmë. Nuk do të jetë as nën kullë dhe as mbi kullë.
Top Channel