Pa letra në dogana, biznesi ka shqetësime për çmimet e referencës

15/02/2018 14:57

Të gjitha procedurat në dogana do të kryhen pa letra. Drejtoresha e përgjithshme e doganave Belinda Ikonomi njoftoi se brenda pak muajsh bizneset nuk kanë nevojë të paraqiten më fizikisht për zhdoganim mallrash pasi deklarimet doganore dhe transaksionet e mallrave do të verifikohen online.

“Ne kemi filluar procesin e certifikimit elektronik nga ana e agjencive doganore, për llogari të operatorëve ekonomikë, duke shmangur dorëzimet e tyre pranë autoriteteve doganore. Ky proces ka nisur dhe ne synojmë që deri në fund të muajit qershor çdo gjë në dogana të kalojë pa letra”, tha Ikonomi.

Por sipërmarrësit kanë ngritur një problem tashmë të vjetër për biznesin. Atë të zhdoganimit të mallrave jo mbi bazën e faturës së blerjes, por çmimeve referencë që vendosen nga vetë dogana

“Ndryshimet ligjore janë shumë të mira dhe do ndihmojnë doganën. por problemi është zbatimi i tyre, veçanërisht sa iu përket çmimeve të referencës”, tha Alketa Uruçi, Dhoma Amerikane.

“Çmimet e referencës zbatohen vetëm për produktet që kanë çmime në bursë. Në parësore kemi faturat, referencat janë metoda e fundit e e zhdoganimit”, u përgjigj Ikonomi.

Zbatimi i çmimeve referencë në dogana është një burim i hershëm përplasjesh mes biznesit dhe qeverisë. Edhe pse shumë qeveri kanë premtuar heqjen e tyre, sërish biznesi ankohet se kjo metodë përdoret në dogana duke rritur pa të drejtë sipas tyre taksat që duhet të paguajnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA