Një oficer i Marinës Mbretërore përgjegjëse për mësimdhënien e komandantëve të ardhshëm se si të veprojë me nëndetëset me vlerë £ 1.1 miliardë paund shkaktoi një përplasje, dëmi i shkaktuar shkon 2.1 milion paund.
Teksa kishte detyrën për të vështruar atë se çfarë ndodhte mbi sipërfaqen e ujit, ai shprehet se nuk e kishte parë anijen me të cilën nëndetësja u përplas, duke e vlerësuar si një gabim njerëzor.
Komandanti Justin Codd, 45 vjeç, u deklarua fajtor për dëmin e shkaktuar në nëndetësen HMS Ambush, por fatmirësisht ai nuk do të paguajë asnjë shumë, por u dënua me humbjen e një viti të vjetërsisë në bazën detare Portsmouth.
Kapiteni John Atwill, tha se Codd ishte duke udhëhequr një grup studentësh në ditën e fundit të kursit të trajnimit Perisher kur aksidenti ndodhi jashtë Gjibraltarit më 20 korrik 2016-s.
Top Channel