Ndryshimi i orës ka efekt në organizëm

15/02/2018 12:53

Ndryshimi i orës paska efekte në organizëm. Ja se cilat janë disa prej tyre sipas psikiatres Ariana Rreli e ftuar këtë mëngjes në Wake Up.

“Deri në 15 ditë është kjo përshtatja, kjo është koha mesatare që kërkon. Ti je çuar më herët, atëherë sigurisht që kjo mungesë gjumi ka transmetuar në organizmin tënd më pak energji”, thotë ajo duke sugjeruar që të përshtasim trupin para ndryshimit zyrtar të orës.

Ndryshimi i orës çdo pranverë dhe çdo vjeshtë së shpejti mund të jetë një gjë e së kaluarës. Vetëm pak ditë më parë, 394 Ligjvënës të Parlamentit Evropian votuan në favor të mbajtjes së të njëjtës kohë gjatë gjithë vitit.

Sipas një studimi të Departamentit të Shkencave Psikiatrike në “La Sapienca” të Romës, rezulton se 15 për qind e të rinjve prej ndryshimit të orës ndjejnë ndryshime emocionale si për shembull rritim, lodhje dhe vështirësi në të fjetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA