Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur mbi debatin aktual për universitetet. Nga foltorja e Universitetit të Durrësit, presidenti tha se respektimi i autonomisë universitare është jetike për demokracinë.
Meta shtoi se komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat.
“Respektimi i autonomisë universitare dhe lirisë akademike është standard i rëndësishëm i demokracisë së një vendi që do të jetë anëtar i barabartë me gjithë vendet e tjera të BE”, tha kreu i shtetit.
Duke folur në analizën vjetore të KLSH, ai tha se duhet përmirësim të trupës audituese të këtij institucioni, referuar dhe ndryshimeve të legjislacionit.
“Githashtu një moment tjetër i rëndësishëm për një shërbim të besueshëm është përmirësimi i vazhdueshëm i trupës audituese. Është e vërtetë që ajo certifikohet si e tillë pas një programi trajnimi dhe testimi profesional, por ky trajnim duhet të jetë i vazhdueshëm dhe t’i përgjigjet kërkesave të kohës. Legjislacioni dhe aktet nënligjore janë të ndryshueshme, dhe normalisht që interpretimi mbi zbatimin e tyre bëhet i vështirë pasi audituesi do të duhet t’i referohet bazës ligjore”, tha Presidenti Meta.
Shtyllat kryesore mbi të cilat do të vazhdojë të mbështetet janë pavarësia dhe profesionalizmi. Për kreun e shtetit, është domosdoshmëri rikthimi i besimit tek institucionet publike dhe vendimmarrjen e tyre.
Top Channel