Qendrimi ndaj teatrit shpreh karakterin e një qeverie, dhe është turp i qeverive që në 28 vjet Shqipëria nuk ka një godinë dinjitoze teatri, është shprehur nënkryetari i LSI-së Luan Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.
“Mungesa e transparencës ka provokuar me te drejte nje zinxhir reagimi qytetar, me i fundit ai i aktoreve e punonjesve te Teatrit Kombetar, i lene qellimisht te rrenohet e degradohet! Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, lufta, përçmimi e fyerja që ju bëhet artistëve, është shfaqja më alarmante e obskurantizmit qeveritar! Teatri nuk është vetëm i artistëve, më së pari ai është i qytetarëve, ndaj mbrojtja e teatrit është përgjegjësi qytetare! Ndërsa transparenca e dialogu me artistët është detyrim i qeverisë. Eshtë turpi i politikës që Shqipëria e Butrintit, Apolonisë e Durrahut, është i vetmi vend në Europë pa një godinë teatri dinjitoz për vlerat dhe emrin e saj; është krim shtetëror rrënimi e shkatërrimi i skenës që i dha kulturës tonë kombëtare kolosët e mëdhej të artit skenik”, tha Rama.
Ai foli më pas për arrogancën, sipas tij të kryeministrit ndaj institucioneve të dijes. “Dje, Akademia e Shkencave etiketohej agjenci funerelesh e më parë institucionet e informimit publik e mediatik cilësoheshin kazan, sot universitetet janë vrima e fundit e kavallit. Sot universitetet jane vrima e fundit e kavallit e neser teatri eshte nje gërmadhë e se shkuares. Nuk ka mbetur institucion pa e perbaltur. A eshte kjo politike qeverisese apo kompleks i kreut te saj? Askund tjetër më mirë se sa përballë kulturës, punëtorëve dhe institucioneve të saj nuk del më në pah obskurantizmi i kësaj qeverie, e cila nuk mbërrin dot as deri tek sllogani komunist i qeverisë së 1946-ës “më shumë bukë – më shumë kulturë për popullin”, shtoi Rama.
Top Channel