Nëntë gropa të thella në formë rrethi janë formuar në fshatin Vanistër përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Banorët njoftuan autoritetet lokale, por burime nga bashkia e Dropullit bëjnë me dije se verifikimet paraprake nuk kanë arritur të zbulojnë shkaqet e krijimit të këtyre gropave.

Priten verifikime të Drejtorisë së Bujqësisë për vlerësimin e formacionit të dheut në këtë pjesë të luginës.

Nuk dihet me saktësi thellësia e gropave sepse ato janë të mbushura me ujë pas reshjeve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA