“Harrohet” rruga e vjetër Tiranë-Durrës, banorët protestojnë për gjendjen e saj

15/02/2018 12:12

Dhjetëra banorë të fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Durrës kanë protestuar këtë të enjte për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo rrugë dhe ndikimin negativ në zhvillimin e të gjithë zonës.

Qarkullimi në të thuajse është ndërprerë. Bizneset kanë falimentuar dhe prodhimet e zonës me vështirësi mbërrijnë në tregjet e Durrësit e Tiranës.

Rruga e dëmtuar dhe pa investime prej afro 3 dekadash është kthyer në shkak izolimi për banorët e fshatrave përreth.

“Nga një rrugë kryesore që ishte e që na sillte të ardhura ajo është kthyer në një gjendje të mjerueshme, ku nuk kalon asnjë makinë. Partitë veç premtojnë. Rrugë, ujë, drita duam! Asgjë më tepër. Prej më shumë se 7 vitesh kjo rrugë nuk përdoret më për të lidhur Tiranën me Durrësin, apo anasjelltas “, shprehen banorët.

Banorët thonë se do e përshkallëzojnë më tej protestën e tyre.

“Jemi izoluar. I prishëm makinat, i shkatërruam. 27 vjet që kjo rrugë nuk është parë me sy. Në vitin 2013 Edi Rama premtoi se do e bëjë këtë rrugën Kombinat-Plepa, po ende asgjë nuk është bërë. Kjo është një protestë e parë paqësore, por do të bllokojmë autostradën me shumë më tepër banorë”, paralajmërojnë protestuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA