Karnavalet e këtij viti në Rio de Janeiro u fituan nga sulmi më i ashpër që i është bërë ndonjëherë korrupsionit dhe sëmundjeve sociale që dërrmojnë Brazilin.
Shkolla “Beija Flor” u tregoi brazilianëve se drejtohet nga një mi i madh dhe i lig, ndërsa rreth tij shfaqeshin politikanë që mbanin valixhe të lara me ar.
“Beija Flor” mposhti 12 shkolla të tjera për të marrë çmimin e parë në karnavale, hera e 14 që ajo ia del mbanë.
Veç politikanëve, në objektivin e kritikave mjaft të ashpra artistike ishte edhe kompania shtetërore e naftës “Petrobras”, e cila është në objektivin e shumë hetimeve në Brazil për korrupsion dhe vjedhje masive.
Shkolla që mori vendin e dytë kishte gjithashtu si temë të këtij viti korrupsionin dhe kritikat ndaj udhëheqësve të vendit, ndërsa presidentin Michel Temer e përshkroi si një vampir, jo vetëm gjakpirës, por një mjeshtër mbijetese.
Top Channel