Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një shpërthim ka ndodhur rreth mesnatës në qepenin e garazhit të shtëpisë së një 29-vjeçari në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.
Sipas policisë lënda plasëse është vendosur në qepenin dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet që djali i S.K, F.K., 29vjeç, ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka. Policia ka shoqëruar 8 persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen.
Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes, si dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e saj.
Top Channel