
Ajo ka bërë një kthim gradual në skenë, pasi ka qëndruar jashtë saj, që pas vdekjes së bashkëshortit, David Bowie, në janar 2016.
Bëhet fjalë për modelen Imani, e cila këtë martë tregoi aftësitë e saj prej supermodele, kur mori pjesë në një shfaqje të veçantë të Black Panther.
62-vjeçarja dukej e mahnitshme kur mbërriti në Muzeun e Artit Modern me një fustan të argjendtë, të cilin e kishte kombinuar me një shall të vendosur bukur në kokë.
Në veshjen e saj sigurisht që nuk kanë munguar as aksesorët, si varësja apo vathët si dhe pelerine e zezë e hedhur krahëve.
Bashkëshoorti i Iman, David Bowie ishte i njohur si eksplorues i disa zhanreve muzikore, si “hard rock”, pop, muzikës “soul” dhe “punk” në një karrierë 40-vjeçare në skenë. Bowie ndërroi jetë pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në New York, duke lënë pas gruan e tij, modelen Iman, me të cilën ka një vajzë, si dhe një djalë nga martesa e tij parë.
Top Channel