Fermerët e Korçës protestuan për patatet që nuk iu shiten dhe akuzuan konkurrencën e importeve. Ata kërkuan zgjidhje nga Qeveria, por Rama këtë të mërkure Rama ju bëri një sugjerim.
“Është më pak e preferueshme sesa patatja e verdhë e Kukësit dhe së dyti, del në momentin kur del patatja e dytë e Divjakës dhe kështu janë të dënuar që ta mbajnë pataten nëpër stoqe. Çfarë duhet të bëjnë? Duhet të ndërrojnë lojën. Duhet të heqin dorë nga patatja dhe duhet të kalojnë tek pemëtaria, tek mollët”, tha Kryeministri në një takim të zhvilluar me studentë të Universitetit Bujqësor në Tiranë.
Sugjerimin e Ramës fermerët e dëgjuan.
“Jemi tradicionalisht fermerë të kësaj kulture bujqësore”, thonë ata.
Fermerët thonë se nuk janë kundër sugjerimit të Kryeministrit, por atyre askush nuk ju ka dhënë një orientim.
“Pranojmë çdolloj zgjidhje tjetër sepse nuk kemi më fuqi që të përballojmë këto mallra të mbetura stok. Ne vit për vit kjo gjë na ndodh. Le të vijë një përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë, Ministria e Bujqësisë që të na orientojë dhe neve”, deklaron Ledion Kreka, fermer.
Në Pojan dhe fshatra të tjerë të Korçës, tonelata me patate dhe qepë nuk po shiten dhe pas disa javësh ato rrezikojnë të kalben tërësisht.
Top Channel