Pas një periudhe të gjatë diskutimesh jozyrtare, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, socialisti Bledi Çuçi dhe demokrati Oerd Bylykbashi, thirrën në mbledhjen anëtarët e tjerë të këtij komisioni, ku miratuan edhe një plan pune në lidhje me çështjet që do të trajtojnë dhe rendin e tyre.

Teknologjitë e reja në votim duket se do të jenë problemi i parë që do të trajtohet, për t’u pasuar nga çështja e votimit të emigrantëve.

Më pas, do të vijojë puna me problemet e ndryshme të fushatës zgjedhore, ku një zë më vete e ka financimi i partive.

Regjistri civil i votuesve dhe administrata zgjedhore janë dy çështjet e fundit. Komisioni zhvilloi edhe disa seanca dëgjimore me ekspertë të shoqërisë civile, për këto tema, ku mes të tjerash u propozua depolitizimi i komisionerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA