Desir: Statusi ekonomik i gazetarëve, çështje e ngutshme

14/02/2018 13:11

Për përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias Harlem Desir, statusi ekonomik i gazetarit mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Ai përfundoi vizitën e tij dy ditore në Tiranë ku u takua me zyrtarët shqiptarë.

“Statusi ekonomik i gazetarëve mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Mosekzistenca e kontratave të punës dhe vonesat në pagesën e rrogave dhe kontributeve shoqërore ngërthejnë një rrezik të lartë vetëcensure”, tha Désir, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave të punës të gazetarëve.

Në përfundim të vizitës së tij, Désir vlerësoi marrëdhënien shumë të mirë dhe konstruktive të autoriteteve shqiptare me Zyrën e tij dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, si dhe ofroi ndihmën e tij për të mbështetur e përmirësuar më tej peizazhin mediatik në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA