Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vizitoi një fermë në Durrës, për të parë nga afër funksionimin e skemave të reja mbështetëse për fermerët.

Këta të fundit do të ndihmohen me 500 lekë për matrikullimin e bagëtive të imta dhe 2000 lekë për matrikullimin e bagëtive të trasha.

Sipas ministrit Peleshi, në fokus janë edhe pikat e grumbullimit dhe standardet e sigurisë. Për çdo pikë që plotëson standardet do të jepen 25 milionë lekë, nënvizoi ministri.

Ndërsa Kryeministri Rama tha se skemat e reja të mbështetjes janë një motiv më shumë për ata që duan të përfshihen në blegtori dhe agro-turizëm.

Matrikullimi, sipas tij, do të jetë një garanci më shumë për kontrollin e plotë të gjësë së gjallë, me vaksinime, regjistra dhe statistika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA