Rekord nga turistët në vitin 2025, 5.27 miliardë euro të ardhura vetëm nga ky sektor
29/03 19:45
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.
Guvernatori Sejko e njohu numrin dy të FMN me zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe sistemin financiar, përfshirë nismën e Bankës së Shqipërisë për kufizimin e përdorimit të euros.
Pas vizitës në Bankën e Shqipërisë Zhang u takua edhe me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Ky i fundit e njohu zyrtarin e lartë të FMN me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për rimëkëmbjen e ekonomisë. Në të dy takimet zoti Zhang ka shprehur gatishmërinë e FMN për të vazhduar ndihmën ndaj Shqipërisë.
Top Channel