Partia Demokratike thotë se draft/rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mbështesin disa nga shqetësimet kryesore të saj për luftën krimit të organizuar, drogës, korrupsionit dhe domosdoshmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Megjithatë, opozita ka paraqitur 9 amendamente për rekomandimet mes të cilëve edhe ai për heqjen e imunitetit parlamentar kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë, si edhe të theksohet se “rregullorja e Kuvendit nuk duhet të ofrojë mbrojtje ndaj të akuzuarve”.

Për këtë, PD propozoi që të shtohet një pikë e re si vijon: “…se mosndëshkimi i politikanëve të lartë dëmton besimin e publikut në institucionet demokratike dhe se imuniteti parlamentar duhet të hiqet kur ekziston dyshim serioz, siç kërkohet nga autoritetet gjyqësore. Rregullorja e Kuvendit nuk duhet të ndryshohet për të ofruar mbrojtje më të lartë ndaj mbajtësve të imunitetit të akuzuar”

Ky propozim i PD është pranuar.

PD propozon futjen në rekomandim edhe çështjen e azilkërkuesve, pronave, dhe koncesioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA