Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë orëve të fundit është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës përgjatë aksit Elbasan-Korçë.

ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë përqendruar mjetet borëpastruese e hedhëse të kripës bashkë me fadromat duke mbajtur nën kontroll situatën.

Kalimi i mjeteve vazhdon normalisht ndërsa është shumë e rëndësishme që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm duke reduktuar shpejtësinë, marrë masa për pajisjen me zinxhirë dhe të rrisin përqendrimin gjatë drejtimit të mjetit.

Si pasojë e dëborës dhe erës së fortë, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Devollit dhe në rrethin e Pogradecit.

Një tjetër segment në të cilin ka patur gjatë ditës reshje intensive është ai Pukë-Kukës ku po vazhdon ndërhyrja e mjeteve të kompanive nënkontraktore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA