Bizneset, dy vjet favore. Shtyhet afati i daljes në treg të lirë për të blerë energji

13/02/2018 14:44

Shtyhet me dy vjet dalja e detyruar në tregun e parregulluar të bizneseve dhe institucioneve që furnizohen me energji në tensionin 35 kilovolt. Ndryshimet u bënë në ligjin për energjine nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese.

28 shkurti ishte afati i fundit që këta klientë të qëndronin të lidhur me rrjetin e OSHEE, pas kësaj date ata do të duhej ta siguronin vetë energjinë elektrike në tregun e lirë. Përveç bizneseve pa energji rrezikonin të mbeteshin edhe disa spitale dhe ujësjllësa klientë të OSHEE që furnizohen në nivelin e tensionit 35 kilovolt.

Gjithsesi, vazhdimi i furnizimit nuk do të thotë që këto subjekte të furnizohen me çmime të rregulluara. Ata do të duhet të lidhin kontrata me çmime që mund të variojnë çdo muaj në bazë të një formule të përcaktuar nga ERE.

Liberalizimi i tregut të energjisë duhet të niste pikërisht nga këta klientë që furnizohen në 35 kilovolt, por dalja në tregun e lirë është vështirë për shkak të njohurive të pakta që kanë subjektet për të operuar në tregun e energjisë.

Shtyrja e këtij afat ka efekt zinxhir edhe për klientët e niveleve më ulta të tensionit, që duhet të dilnin jashtë rrjetit të OSHEE brenda 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA