Sporti rus i njollosur, denoncuesi i dopingut në rrezik

12/02/2018 21:24

Në një kohë që e gjithë bota sportive ka kthyer vëmendjen te Lojërat Olimpike të Dimrit në Korenë e Jugut, njeriu që shkaktoi skandalin më të madh në historinë e sportit rus, Grigori Rodçenkov u rikthye të flasë për manipulimin shtetëror dhe dopingun që përdoret gjerësisht në federatën ruse.

Ish-drejtuesi i njësisë antidpoing ruse dha intervistën e parë që kur u arratis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2015. Prevat e ofruara prej tij, sollën përjashtimin e Rusisë nga Lojërat Dimërore, por tani Rodçenkov ka frikë se do ta eliminojnë.

“Kremlini kërkon të më mbyllë gojën dhe kam informacione se jeta ime është në rrezik dhe për këtë mora edhe masa në këtë intervistë. Nuk jam një gënjeshtra. Në laboratorin tonë kishim detyrimin të zbulonin deri 1 ose 2% të rasteve me doping të sportistëve dhe roli ynë ishte të mbronim atletët e përfaqësueses”, tha Grigory Rodchenkov, ish-kreu i Agjencisë Antidoping ruse.

Rodchenkov bëri makiazh dhe veshi një jelek antiplumb edhe gjatë intervistës, duke dhënë një imazh të ndryshëm nga ai i përditshëm, për shkaqe sigurie.

“Unë dhe kolegët e kemi shkëmbyer kampionë të urinës për atletët e dopuar në Lojërat e Soçit në 2014. Madje agjentë të shërbimeve sekrete të maskuar si hidraulikë, na kalonin në fshehtësi. Lojërat Olimpike kurrë nuk do të jenë totalisht të pastra”.

168 atletë rusë po garojnë në Lojërat Dimërore në Korenë e jugut si sportistë neutralë, për shkak të denoncimit të Grigory Rodchenkov mbi përdorimin e substancave të ndaluara, të mbështetur nga shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA