Popullsia e Shqipërisë u tkurr me 0.2 për qind, ose 14 mijë e 900 banorë në vitin 2017. Instat ka publikuar shifrat, sipas të cilave më 1 janar të 2018, Shqipëria numëron 2 milionë e 870 mijë 324 banorë.

Duke parë të dhënat statistikore të lëvizjes së popullësisë gjatë këtij viti, duket se shkaku i tkurrjes është emigracioni, shumë më i lartë në shifra se sa 14.900, sepse ja ka dalë që të eleminojë edhe efektet e rritjes natyrale nga lindjet e reja.

Uljet të numrit të popullsisë u vunë re në qarqet Gjirokastër, Dibër, Berat, Kukës, Korçë, Elbasan, Lezhë, Fier dhe Shkodër. Vetëm Vlora, Durrësi dhe Tirana pësuan rritje të popullsisë për 2017.

Gjatë vitit 2017 janë regjisteruar 30 869 lindje të reja dhe krahasuar me vdekshmërinë rezulton se në 2017 39.900 shqiptarë kanë emigruar, ndërsa mbi 25 mijë janë regjistruar si imigrantë.

Në tkurrjen e popullsisë duke se kontributin më të madh e ka shtesa natyrore, ose numri i banorëve që mbetet nga raporti lindje-vdekje. Sipas Instat, për 2017 kjo shifër ishte 8637 banorë, duke pësuar një rënie me 16.5 për qind.

Sipas INSTAT, problem mbetet ulja e numrit të lindjeve 2,7 përqind me pak se një vit më parë. Statistikat konfirmojnë fenomenin e plakjes së popullsisë. Instat thotë se numri i banorëve nën 14 vjeç ka pësuar rënie me 0.7 për qind, duke zbritur nga 26.7 për qind, që ishte në 2016, në 26 për qind për 2017.

Ndërkohë, numri i pensionistëve, apo i banorëve mbi 65 vjeç është rritur me 0.5 për qind në krahasim me 2016, duke shkuar në 19.4 për qind.

Nga të dhënat e Instat, ka një barazpeshë sa i takon ndarjes gjinore. Kështu, 1 milion e 438 mijë e 609 banorë janë meshkuj dhe 1 milion e 431 mijë e 715 janë femra.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA