LIVE/ 17 ditë luftë në Lindjen e Mesme! Trump kërcënon NATO-n, Gjermania dhe Britania refuzojnë Presidentin amerikan: S’kemi lidhje me Hormuzin Angela Merkel kërkon që pozicionet ministrore në qeveri të mbushen edhe me pjesëtarë të rinj të partisë së saj.
“Duhet të sigurohemi që në konsideratë të mos merren vetem emrat e mbi 60-vjeçarëve, por edhe të personave më të rinj në moshë”, tha ajo për një televizion gjerman.
Në mënyrë të pashmangshme, Kancelares iu desh të përballej me pyetjen mbi lëshimet e dhimbshme që u bëri socialdemokratëve për arritjen e marrëveshjes së koalicionit, pas muajsh të tërë boshllëku politik në vazhdën e zgjedhjeve të shtatorit, që nuk prodhuan dot një fitues të qartë.
Disa në partinë e saj konservatore nuk ishin aspak të kënaqur me humbjen e Ministrisë së Financave, pasi druhen se tani që ajo është në duart e SPD-së, disiplina e fortë fiskale e ish-ministrit Wolfgang Schäuble do të kthehet në një gjë të së shkuarës.
Merkel u përpoq t’i qetësonte kritikët. “Dua të them se ne i kemi aprovuar tashmë politikat e saj dhe ministri i Financave thjesht nuk do të bëjë dot sipas qejfit”, ishte komenti i Kancelares.
SPD-ja i ka parë me skepticizëm ato që i konsideronte “masa të detyrueshme antikrizë”, të cilat iu imponuan në kohën e Schäubles vendeve të Europës jugore, si Greqia, dhe gjatë fushatës elektorale premtoi një shtim të investimeve.
Të shtunën, njeriu që pritet të marrë frerët e këtij dikasteri, Olaf Scholz u shpreh se Gjermania nuk duhet t’u tegojë vendeve të tjera europiane sesi t’i drejtojnë ekonomitë e veta, por shtoi nga ana tjetër se do ta ruajë politiken e balancuar buxhetore të Schäubles.
Top Channel