“E besoj gjykimin që vjen në fund, varet nga kush”, Rama rrëfehet në “Exclusive”: Jam i krishterë, por jo nga ata që zënë radhën për të hyrë në derën e Kishës
Demokratët pritet të miratojnë në mbledhjen e grupit kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë, dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.
Komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.
E dyta, veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur dhe e treta ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.
Top Channel