‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Në Vlorë nuk lundrojnë vetëm skafet dhe gomonet. Policia njoftoi këtë të hënë gjetjen e një mjeti fuoristradë në një thellësi 50 metra nga bregu.
Polica Kufitare, ajo e rendit dhe Guardia di Finanza kanë qenë në vendngjarje.
Është bërë e mundur nxjerrja e automjetit në breg dhe më vonë policia është njoftuar se në brendësi të molit të Petroliferës është pikasur një gomone, e cila dyshohet se është ajo që është futur në det me automjetin fuoristradë.
Gjatë kontrollit, policia thotë se në gomonen e gjatë prej 5 metrash është gjetur 500 kilogramë lëndë narkotike.
Dyshohet se makina ka përfunduar në det aksidentalisht si pasojë e dallgëve, ose futja e ujit në motor.
Policia thotë se po bën dhe krehjen e zonës për lëndë narkotike të fshehura në Pyllin e Sodës.
Top Channel