Kurdët i rrëzojnë helikopterin, Erdogan: Do ta paguajnë!

12/02/2018 09:56

Recep Taip Erdogan u zotua për hakmarrje ndaj luftëtarëve kurdë në veri-perëndim të Sirisë, pas rrëzimit të një helikopteri turk në afërsi të qytetit Afrin.

Helikopteri u rrëzua ditën e shtunë. Mediat në Turqi raportuan se që të tre pjesëtarët e ekuipazhit të tij ushtarak mbetën të vdekur.

“Një nga helikopterët tanë u rrëzua së fundmi. Jemi në luftë dhe në luftë të tilla gjëra ndodhin. Mund të humbasim një helikopter, por ata (kurdët) do ta paguajnë shtrenjtë këtë”, tha Erdogan.

Pak orë pas kësaj deklarate, ushtria turke nisi një ofensivë të fuqishme mbi Afrin dhe zonat përreth kundër kurdëve, të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.

Që prej nisjes së ofensivës, pak javë më parë nëntë ushtarë turq kanë gjetur vdekjen dhe 11 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që vetë Ankaraja thotë se ka vrarë deri më tani 39 militantë.

Por, grupet dhe organizatat e të drejtave të njeriut deklarojnë se në një pjesë e madhe të sulmeve turke viktima kanë qenë edhe civilë. Java e kaluar, thonë aktivistët, ishte më e përgjakshmja që prej nisjes së konfliktit në vitin 2011, duke numëruar mbi 250 civilë të vdekur nga jugu në veri të Sirisë.

FOTO GALERI
5/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA