Paralelisht me epideminë e gripit në Shqipëri po qarkullon edhe virusi i fruthit. Numri i fëmijëve ka shkuar në 67, por zyrtarisht kjo nuk konsiderohet epidemi.

“Risku ekziston, por që masat janë marrë. Po kryhet monitorimi në bazë ditore i çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Theksoj që me shfaqjen e temperaturës, fëmija nuk duhet të çohet në çerdhe, kopsht ose shkollë, por duhet çuar tek mjeku i familjes, i cili vlerëson gjendjen dhe jep rekomandimet e duhura”, deklaron Artan Simaku.

Një javë më parë një foshnje 8-muajshe me pneumoni humbi jetën për shkak të komplikacioneve, ndërkohë që shumë fëmijë, të cilët nuk e kanë mbushur moshën për vaksinë frekuentojnë çerdhet.

Specialistët i ISHP theksojnë se situata e fruthit tanimë është nën kontroll dhe foshnjat e vogla nën 1 vjeç nuk vaksinohen pasi gëzojnë imunitet nga nëna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA