Basha: Komisioni do të hetojë ndërhyrjen e maxhorancës në skandalin “Tahiri”

12/02/2018 13:46

Kreu i PD-së Lulzim Basha bëri të ditur se kërkesa për komisionin parlamentar “Tahiri” do të dorëzohet këtë të hënë në Kuvend.

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit, Basha tha se ky komision do të hetojë ndërhyrjen e maxhorancës në skandalin Tahiri-Habilaj.

“Ndërhyrja e maxhorancës në skandalin Tahiri-Habilaj, do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamentar për të ekspozuar qartësisht jo vetëm mekanizmin që çoi në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës dhe masat e dështuara që përgjegjësit të mos dalin para drejtësisë. Ky do të jetë objekti i komisioni hetimor parlamentar, kërkesa për të cilën dorëzohet sot”, tha Basha.

Ai paralajmëroi kryeministrin Rama të tërhiqet nga projekti i “ndërtimit të një kulle” në TKOB. “Kemi diskutuar dhe dy çështjet të tjera të aktualitetit, pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FSHF tani i janë sulur artistëve. Shpreh solidaritetin dhe mbështetjen totale për kauzën e drejtë të artistëve. Teatri nuk mund të jenë tullat po artistët, është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ndaj duke u shprehur mbështetjen tonë totale, paralajmëroj Edi Ramën, që ka 20 vjet që planfikon të ndërtojë kullë tek TKOB, e parlajmëroj të tërhiqet nga ky plan ogurzi. Asnjë veprim nuk mund të kryhet për teatrin dhe me teatrin pa faktorin kryesor që janë artistët, se ata janë teatri”, tha Basha.

Ai foli dhe për ligjin e arsimit të lartë, që sipas Bashës po tregon se ka dështuar.”Zhbërja e këtij ligji dhe një ligji të ri me botën akademike është vendosmëria e PD dhe vizioni ynë për të nesërmen”, tha Basha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA